Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.


Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Në letrat e tyre, drejtuesit e federatave europiane vlerësojnë veçanërisht punën dhe angazhimin e Federatës së Futbollit, duke e cilësuar organizimin si të shkëlqyer dhe mikpritjen si të jashtëzakonshme.

Ata theksojnë se, FSHF tregoi standarde të larta profesionalizmi dhe përkushtimi, duke lënë përshtypje shumë pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.

Mes personaliteteve që kanë dërguar letra falënderimi spikasin Presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, kryetari i ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i Federatës Çeke, Petr Fousek dhe Presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, të cilët kanë shprehur vlerësim të veçantë për organizimin e FSHF-së.

Gjithashtu, Presidentja e Federatës Angleze, Debbie Hewitt, Presidenti i Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, si edhe përfaqësuesi i ECA-s, Miguel Ángel Gil Marín, kanë përcjellë mesazhe direkte falënderimi për Presidentin Duka dhe FSHF-në, duke e cilësuar këtë event një sukses të madh për futbollin europian dhe për Shqipërinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…