Gogu: Parlamenti duhet të distancohet nga radikalizmi politik

Opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar vijimin e prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama, si dhe hodhën librin e Kushtetutës dhe sende të tjera në drejtim të kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë.


Seanca e sotme parlamentare, e cila zgjati rreth 30 minuta dhe ku u miratua programi dhe kabineti i ri qeverisës në mandatin e katërt të PS-së, u shoqërua me tensione.

Opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar vijimin e prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama, si dhe hodhën librin e Kushtetutës dhe sende të tjera në drejtim të kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë.

Ministri i propozuar i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi lidhur me këtë incident, duke u shprehur se mazhoranca ishte përgatitur për debat deri në agim, por opozita shfaqi shenja dhune verbale, madje dhe fizike.

Në një prononcim për gazetarët, pas seancës së Kuvendit, Gogu u shpreh se, “Kuvendi i takon opozitës. Ne kemi ardhur për shkak se kemi detyrimin ndaj shqiptarëve që kanë votuar këtë Kuvend”.

Ai theksoi se, “debati parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do ta sigurojmë që opozita të ketë të gjithë hapësirat e saj parlamentare demokratike”.

“Nëse ju jeni duke quajtur që veprim demokratik i opozitës është të qëllojë duke fluturuar Kushtetuta, duke shfaqur shenja dhune verbale, madje dhe fizike, po ju them që ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm për të qenë të pranishëm në skena të dhunës parlamentare, sepse ky është parlamenti i shqiptarëve të cilët duan të hyjnë në Evropë”, u shpreh Gogu.

Gogu theksoi se, “ky është parlamenti i shqiptarëve që duan të shohin Evropën në mes të Kuvendit. Ky është parlamenti që duhet të ndahet nga radikalizmi politik. Ky është parlamenti që duhet të ndahet nga çdo shenjë dhune verbale.

Ne ishim aty, kthejuni dhe një herë filmimeve nëse nuk i kujtoni, është opozita që ka ndërprerë paraqitjen e programit që shqiptarët nevojitet të dëgjonin”.

Ai u shpreh se, “skenari i mazhorancës ishte që ne të qëndronim deri në agimin e ditës së nesërme, sepse debati parlamentar meritonte vëmendjen tonë. Por kur kolegët tanë nuk do të jenë të gatshëm që të vijnë me forcën e mendimit, por të vijnë me forcën e muskujve dhe të vijnë me forcën fizike aty dhe t’i kanosen kryeministrit të vendit dhe të gjithë anëtarëve të qeverisë dhe të gjithë kolegëve të tyre, kjo është e pafalshme. Ne nuk do të jemi as të pranishëm”.

Burimi ATSH

Duka pret në takim CEO-n e kompanisë Macron, Gianluca Pavanello

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti në një takim CEO-n e kompanisë Macron, Gianluca Pavanello, sponsor teknik…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Duka pret në takim CEO-n e kompanisë Macron, Gianluca Pavanello

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti në një takim CEO-n e kompanisë Macron, Gianluca Pavanello, sponsor teknik…