INSTAT: Vizitorët e huaj në strukturat akomoduese, rritje me 45,3%

Muaji korrik 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT.


Muaji korrik 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, turizmi ka pasur një performancë të fortë, veçanërisht në zonat bregdetare dhe sa i takon vizitorëve të huaj.

Sipas INSTAT, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 34,6% gjatë muajit korrik 2025, ku numri vizitorëve jorezidentë (të huaj) shënuan një rritje prej 45,3% dhe vizitorët rezidentë (shqiptarë) u rritën me 11,2%.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe është rritur me 33,5% edhe numri i netqëndrimeve.

INSTAT bën të ditur se, rritja më e madhe e vizitorëve të huaj u regjistrua në zonat bregdetare, me 50,3%. Ndërsa në hotele dhe strukturat e ngjashme, numri i vizitorëve u rrit me 41,1% krahasuar me korrikun e vitit 2024.

Vizitorët nga Kosova kryesuan gjatë kësaj periudhe me 21 %, të ndjekur nga vizitorët polakë, 11%; italianë, 10%; gjermanë, 7%; francezë 6% dhe nga vendet e tjera 45%.

Këto shifra konfirmojnë tendencën e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës, me një ndikim të dukshëm në ekonominë lokale dhe sektorin e shërbimeve.

INSTAT bën të ditur se, gjithashtu, norma e shfrytëzimit të dhomave në strukturat akomoduese arriti në 52,9%, krahasuar me 49,3% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke reflektuar një sezon veror më të suksesshëm dhe me kërkesë më të lartë për akomodim.

Këto të dhëna dëshmojnë për një sezon turistik të fortë në Shqipëri, duke konsoliduar pozitën e vendit si një destinacion në rritje për pushuesit ndërkombëtarë dhe vendas.

Lexo më shumë nga

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të…