Balla: Kontributi i diasporës, thelbësor në zhvillimin e vendit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në ambientet e Kuvendit sipërmarrësin Edmond Metaj, një shqiptar i suksesshëm që jeton dhe punon në Napoli (Naples) të Floridës (SHBA).


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në ambientet e Kuvendit sipërmarrësin Edmond Metaj, një shqiptar i suksesshëm që jeton dhe punon në Napoli (Naples) të Floridës (SHBA).

Balla e cilësoi Metajn shembull të arritjeve të diasporës shqiptare, duke theksuar se sukseset e tyre nuk janë vetëm histori personale frymëzuese.

“Suksesi i shqiptarëve të diasporës është sukses dhe krenari për Shqipërinë,” u shpreh Balla, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së lidhjeve të forta me bashkatdhetarët kudo që ndodhen.

Roli i diasporës shqiptare, sipas Ballës, është thelbësor jo vetëm për promovimin e imazhit të vendit, por edhe për kontributin që ajo jep në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Shqipërisë.

Si drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, Taulant Balla është një nga figurat që ka mbajtur kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në proceset demokratike dhe në zhvillimin e Shqipërisë.

Vizita e sipërmarrësit Edmond Metaj në Kuvend u pa nga Balla si vazhdimësi e këtij bashkëpunimi dhe dëshmi e potencialit të madh që ka diaspora, e cila sipas tij, “për herë të parë votoi këtë vit duke kontribuar në një fitore historike për Partinë Socialiste”.

Burimi ATSH

Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet kryesore turistike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit nga Qafë-Thana deri në Pogradec.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet kryesore turistike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit nga Qafë-Thana deri në Pogradec.