Presidenti i UEFA-s, Čeferin: FSHF super eficiente në UEFA, futbolli mbi politikën e përditshme

Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.


Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Nën drejtimin e Presidentit Aleksandre Čeferin, ky komitet mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.

Në një intervistë për FSHF TV, Čeferin shpjegoi arsyen se përse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë, ndërsa foli edhe për bashkorganizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe.

Kreu i qeverisë së futbollit europian tha se “prej 3-4 vitesh, në shtator ne shkojmë në një vend të ri dhe mendojmë se Tirana është një vend fantastik për të ardhur, e dinim që organizimi do të ishte i mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë”.

Lidhur me bashkorganizimin mes Shqipërisë dhe Serbisë të Kampionatit Europian U21 në 2027-n, Čeferin tha se “në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet”.

“Mendimi im është që futbolli është përtej politikës. Futbolli duhet të sjellë miqësi, paqe dhe jo dhunë e përdorim politik”, shtoi ai.

“Çfarëdo që të bësh, sidomos në diçka si futbolli, kontestohet nga dikush. Më e rëndësishmja është që të shohësh veten në pasqyrë dhe të thuash që ishte gjëja e duhur. Po ndjekim çdo gjë bashkë, së bashku me Armandin dhe Federatën, gjithashtu dhe me Federatën serbe dhe jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme”, tha kreu i UEFA-s.

Čeferin tha se Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë super eficiente në Uefa.

“Ju siguroj që nuk do të kisha Armand Dukën si zv.president i Uefa-s, nëse FSHF nuk do të bënte një punë të përkryer”, tha ai.

I pyetur se si mund ta ndihmojë UEFA në të ardhmen kampionatin shqiptar, Čeferin u shpreh se “të ndihmosh konkretisht kampionatin është e pamundur, pasi nuk mund të ndërhyjmë te kampionatet. Por besoj që kemi ndihmuar me Conference League, kompeticionin e ri, ku fituesi i një kampionati të vogël, jo vetëm që mund të marrë pjesë, por edhe të ketë rezultate të mira, siç shumë kampionate të vegjël e kanë treguar”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni…