68 vjet nga përurimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës

68 vjet më parë, më 15 shtator 1957, u përurua Universiteti Shtetëror i Tiranës.


68 vjet më parë, më 15 shtator 1957, u përurua Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Në ditën e përurimit, mjediset u hapën jo vetëm për studentë e pedagogë, por edhe për të gjithë banorët e Tiranës, të cilët vizituan fakultetet, katedrat dhe laboratorët.

Në fillesat e tij, Universiteti Shtetëror i Tiranës kishte 6 fakultete. Zanafillën për ngritjen e institucionit të parë të arsimit të lartë në Shqipëri, e gjejmë në vitin 1946 me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar dhe në vitin 1947, me hapjen e Institutit të Shkencave.

Universiteti u themelua me vendim të Këshillit të Ministrave më 30 maj 1957. Gjatë viteve 1946-1956 funksiononin në Tiranë gjashtë institute të larta: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti Mjekësor, Instituti Bujqësor, Instituti Ekonomik dhe Instituti Juridik. Mbi bazën e shkrirjes së këtyre instituteve, u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës, ku një numër i madh profesorësh të kualifikuar në universitete të huaja dhanë kontributin e tyre në përgatitjen e gjeneratave të reja.

Burimi ATSH

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…