Rama: Diella, forca drejtuese e reformave dhe integrimit europian

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është bërë temë diskutimi në mediet kryesore ndërkombëtare.


Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është bërë temë diskutimi në mediet kryesore ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Times Radio”, u ndal te ky inovacion i qeverisë shqiptare, duke e cilësuar Diellën si “dielli që nuk perëndon kurrë”.

“Diella nuk fle, nuk ka nevojë të paguhet, nuk ka interesa private, nuk ka kushërinj, se kushërinjtë në Shqipëri janë një problem i madh. Dhe nuk i intereson nëse do ta pushojnë apo jo”, tha Rama, duke theksuar në të njëjtën kohë avantazhet e një ministreje AI krahasuar me një ministër njerëzor.

I pyetur nga gazetari për arsyet që e shtynë qeverinë të krijonte një post ministror të tillë, Rama nënvizoi se Shqipëria synon të shtyjë me më shumë shpejtësi përpara reformat e saj.

“Ne kemi vendosur të marrim këtë hap të madh sepse duam që të shtyjmë me më shumë shpejtësi reformat tona, dhe nuk është e nevojshme vetëm për reformat në termat digjitale, por në termat e modernizimit dhe siç gjithnjë e kam thënë, teknologjia e re dhe tani AI, janë një bekim për vende si ne që vijnë nga një rrugë e gjatë. Në kohën e progresit linear do ta kishim shumë më të vështirë të rifitonim kohën e humbur”, theksoi ai.

Sipas kryeministrit, Diella po tregon një forcë drejtuese të jashtëzakonshme në proceset reformuese.

“Është e vështirë për një ministër jo AI të çojë përpara një reformë me kaq efikasitet dhe shpejtësi sa një ministër artificial”, u shpreh ai.

Në vijim, Rama i bëri të ditur gazetarit britanik se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë edhe në procesin e integrimit europian, duke përmendur përkthimin në kohë rekord të grupkapitujve si një shembull konkret i përfitimeve të menjëhershme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…