Rama: Synojmë mbylljen e negociatave të anëtarësimit me BE, brenda vitit 2027

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, theksoi se detyra e mazhorancës në këtë mandat të katërt është më e qartë se kurrë më parë: të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian brenda dekadës.


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, theksoi se detyra e mazhorancës në këtë mandat të katërt është më e qartë se kurrë më parë: të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian brenda dekadës.

“Detyra jone si përfaqësues të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka qenë kurrë me e qartë dhe konkrete sesa në këtë mandat të 4-të radhazi të PS për “Shqipërinë 2030″. Tre objektivat tona madhore për Shqipërinë 2030 janë përmbyllja e negociatave të anëtarësimit me BE brenda 27 muajve të ardhshëm, deri në fund të vitit 2027; ratifikimi i vendimit të Këshillit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nga të gjitha 27 parlamentet e vendeve anëtare deri në fund të këtij mandati qeverisës dhe ngjitja e flamurit kombëtar shqiptar në oborrin e Bashkimit Europian, si simbol i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në familjen europiane, deri në fund të kësaj dekade”, tha Rama.

Rama vuri në dukje se këto nuk janë tre stacione, por tre maja që duhet të kapim në kohë.

“Këto nuk janë tri stacione të radhës. Janë tri maja historike që duhen kapur në kohë për të realizuar ngjitjen e Shqipërisë drejt BE-së, drejt shtëpisë ku ajo i përket familjes së saj natyrore europiane”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se ky mision kërkon përkushtim, mund dhe punë të palodhur, dhe se në këtë proces janë angazhuar mbi 400 anëtarë të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste dhe institucioneve të shtetit, që punojnë çdo ditë për ta bërë të prekshme ëndrrën europiane për çdo shqiptar.

“Shqipëria ka nisur ngjitjen. Tani është momenti për të qëndruar të bashkuar dhe të vendosur, për ta çuar këtë proces deri në fund për Shqipërinë europiane, për brezat që vijnë”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…