Rama: Nuk kemi hyrë asnjëherë në punët e drejtësisë dhe s’bëjmë avokatin e askujt

Asambleja e Partisë Socialiste nisi sot punimet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.


Asambleja e Partisë Socialiste nisi sot punimet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kryeministri e njëherësh kryetari i PS, Edi Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare se Partia Socialiste nuk ka hyrë asnjëherë në çështjet e drejtësisë.

“Ama duhet thënë që në fillim sa më qartë atë që besoj seduhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të. Ne, PS, nuk kemi hyrë në asnjë rast dhe për asnjë rast në meritën e një çështjeje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë, duke bërë avokatin e kujtdo ndër njerëzit e kësaj familjeje të madhe politike që hetohet apo ndalohet nga policia, edhe kur mund të mos na duket e drejtë”, u shpreh Rama.

“Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi, për sa kohë unë do jem në krye, asnjë pendesë për lirinë dhe për pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës, nga fusha e pushtetit gjyqësor. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje, promovimi, apo shkarkimi i prokurorëve dhe i gjykatësve, dhe po ashtu nga çdo lloj forme kontrolli mbi aktivitetin e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë edhe kabinetin e ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mbledhjen e Asamblesë të PS-së pritet që kryeministri Rama të shpalosë edhe piketat e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…