Diella e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ministre shteti e prokurimeve publike

Për herë të parë në kabinetin qeveritar do të ketë një ministre virtuale.


Për herë të parë në kabinetin qeveritar do të ketë një ministre virtuale.

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Kryeministri Rama tha se “Diella do të jetë një ministre e re Shteti, që është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Falë 972 mijë shërbimeve dhe 37 600 dokumente digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nga platforma e-Albania”.

“Diella anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e Inteligjencës Artificiale në proceset qeverisëse si dhe një mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërave dhe më rëndom ngurtësisë së administratës dhe për të ndikuar sa më fortë ritmin e proceseve të qeverisjes”

“Në mbledhjen e saj të fundit të mandatit të tretë qeveria mori edhe vendimin e fundit, që kishte mbetur për nxjerrjen përfundimisht të tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt do të jetë Diella do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike që duam t’ia kalojmë inteligjencën artificiale duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publikë janë 100% të pakorruptueshme dhe ku çdo fond që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo nuk është fantashkencë, është një nga detyrat e Diellës. Mandati i Diellës nuk do të ketë as kufi gjeografik, as kufi kombësie dhe strukturat mbështetëse të saj do të kenë autorizimin të punësojë këtu apo të kontraktojë në hapësirën e botës talente nga e gjithë dynjaja”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…