AFP: Shqipëria ”emëron” ministren e IA për prokurimin publik, rasti i parë në botë

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi sot emërimin e një ministreje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA), rasti i parë në botë, e cila do të jetë përgjegjëse për prokurimet publike.


Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi sot emërimin e një ministreje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA), rasti i parë në botë, e cila do të jetë përgjegjëse për prokurimet publike.

”Emri i ministres virtuale është Diella”, tha Rama, ndërsa prezantoi qeverinë e tij të re në asamblenë e Partisë Socialiste, e cila shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të majit.

“Diella është anëtarja e parë e qeverisë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, shtoi Rama.

”Diella do të jetë përgjegjëse për të gjitha vendimet që lidhen me tenderët e prokurimit publik”, shtoi ai.

”Kjo nuk është fantastiko-shkencore, por detyrë e Diellës”, theksoi ai, duke shtuar se “ministrja” do të vlerësojë tenderët dhe do të ketë të drejtën të “rekrutojë talente nga e gjithë bota”.

Diella u prezantua në janar si një asistente virtuale e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, e përfaqësuar nga një grua e veshur me një kostum tradicional shqiptar, për të ndihmuar publikun të përdorë platformën zyrtare e-Albania, e cila ofron dokumente zyrtare dhe shërbime të ndryshme.

Deri më tani, Diella ka ndihmuar në lëshimin e 36 600 dokumenteve digjitale dhe ka ofruar gati 1 000 shërbime në platformë, sipas shifrave zyrtare.

Rama, i cili siguroi një mandat të katërt në detyrë në zgjedhjet e majit, pritet të paraqesë qeverinë e tij të re në parlament në ditët në vijim.

Lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në shërbimin civil, është një kriter kyç në përpjekjen e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Rama synon ta çojë vendin e vogël ballkanik në BE deri në vitin 2030.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…