VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm

Sot, në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale e OSBE-së, me temë “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme, prirjet dhe kërcënimet e fundit kombëtare dhe rajonale”.


Sot, në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale e OSBE-së, me temë “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme, prirjet dhe kërcënimet e fundit kombëtare dhe rajonale”.

E Ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn mbajti fjalën e saj të rastit në këtë konferencë ku të pranishëm ishin edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi etj.

VanHorn u shpreh se “temat e kësaj konference, lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës janë ndër prioritet më të larta për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën”.

VanHorn falënderoi oficerët e policisë, prokurorët dhe hetuesit për punën e tyre.

“Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio”, pohoi VanHorn.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, nënvizoi se programet e ligjzbatimit në Ballkan theksojnë rezultatet dhe ndarjen e barrës, duke pasqyruar politikën tonë të jashtme “Amerika e Para”.

VanHorn u ndal edhe te vizita e fundit e Kryeprokurorit Altin Dumani në Uashington, ku u shpreh se diskutimet u përqendruan në udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar. SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Dumanit duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme”, tha ajo.

“Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm, ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”, përfundoi VanHorn, duke cilësuar se kjo konferencë do të forcojë aftësitë dhe do të ofrojë mjete të reja në luftën e vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.