Rama: Transformim tërësor i shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan

Investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet i qeverisë për të garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.


Investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet i qeverisë për të garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

I tillë ishte edhe investimi i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Elbasan, në shkollën “Fadil Gurmani” në Elbasan, që këtë viti të ri shkollor mirëpriti nxënësit dhe mësuesit me kushte dinjitoze.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, ku mbi 350 nxënës dhe mësues kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim.

Shkolla “Fadil Gurmani” do të bëhet pjesë e nismës “Shkollë Qendër Komunitare”, ku ambientet do të shfrytëzohen jo vetëm gjatë orëve mësimore, por edhe pasditeve, së bashku me prindërit dhe familjarët.

Në total, në bankat e shkollave të Bashkisë Elbasan këtë vit janë ulur rreth 15 mijë nxënës, prej të cilëve 1,200 fëmijë nisën klasën e parë.

Në territorin e bashkisë Elbasan funksionojnë gjithsej 130 institucione arsimore publike, mes të cilave çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe shkolla të mesme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Prej ditës së sotme, 10 shtator 2025 dhe deri të premten e 12 shtatorit, Federata e Futbollit do të presë…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Prej ditës së sotme, 10 shtator 2025 dhe deri të premten e 12 shtatorit, Federata e Futbollit do të presë…