Rama: Samiti i NATO-s në 2027-ën, duhet të përmbushim të gjitha pritshmëritë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot moment historik dhe shumë sfidues organizmin e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027.


Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot moment historik dhe shumë sfidues organizmin e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027.

Në fjalën e tij në konferencën 3-ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, Rama falënderoi ekipin e Shqipërisë në NATO dhe të gjithë ata që punuan për të garantuar vulën mbi vendimmarrjen për samitin. Rama vlerësoi se ishte thuajse utopike që Shqipëria të mikpresë një samit që sposton drejt një vendi me mijëra e mijëra vetë dhe që në Shqipëri të rimblidhen të gjithë udhëheqësit e BE-së, plus një numër tjetër udhëheqësish nga Evropa dhe nga Amerika.

Tani, shtoi Rama, “ne duhet të përmbushim ashtu siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, ndaj Shqipërisë dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar si një moment kur Shqipëria përsëri mund dhe do të shkëlqejë botërisht”.

Rama u shpreh se, “është e domosdoshme që shërbimi ynë të zhdërvjelltësohet, që shërbimi ynë të jetë një pikë referimi për talentet, për vajzat dhe djemtë që kanë dije dhe kanë ambicie për t’i shërbyer Shqipërisë dhe nga ana tjetër të rrisë kapacitetin për të shkuar përtej rutinës së përditshme”.

Rama veçoi shembullin pozitiv të ambasadës sonë në Bruksel, i cili tha Rama duhet të jetë një shembull për të gjithë qasjen e MEPJ në raport me shërbimin.

Rama theksoi se është bërë një punë e admirueshme për të hapur dyert për të gjithë ata që kishin dëshirë t’i bashkoheshin skuadrës së ambasadës dhe përmes një bashkëveprimi pozitiv është arritur që të krijohet një bërthamë që është një nga investimet më të bukura që janë bërë në gjithë këto vite për shërbimin tonë të jashtëm.

Nga ana tjetër, Rama vuri theksin tek domosdoshmëria për ta forcuar më tej punën si shërbim diplomatik në rajon, në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensitetit të komunikimit, jo thjesht me qeveritë, por me gjithë aktorët dhe faktorët politikë institucionale, apo shoqërorë. Kryeministri vuri në dukje se sa i përket rajonit, “kemi interesa më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitet në të gjithë këtë lagje të Evropës”.

Në këtë aspekt, vijoi Rama, “është me rëndësi të veçantë mirëmbajtja e marrëdhënieve më të gjithë faktorin shqiptar dhe përcjellja në vazhdimësi e mesazhit pozitiv dhe konstruktiv të Shqipërisë që faktori shqiptar në rajon të jetë shëmbëlltyrë e qasjes tonë shumë të qartë dhe të formësuar në shumë vite me radhë si një komb i përkushtuar ndaj ardhmërisë evropian e dhe si një vend tërësisht i përkushtuar ndaj aleancës dhe partneritetit me botën demokratike”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Institutin e Nxënësve që…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Institutin e Nxënësve që…