Rama: Përfaqësitë diplomatike të krijojnë databazë me profesionistë shqiptarë nëpër botë

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot ambasadorëve të kërkojnë dhe regjistrojnë në mënyrë të plotë komunitetet shqiptare nëpër botë.


Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot ambasadorëve të kërkojnë dhe regjistrojnë në mënyrë të plotë komunitetet shqiptare nëpër botë.

Në fjalën e tij në konferencën 3-ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, Rama tha se është e papranueshme që një vend i vogël si i yni, të mos ketë një regjistër të përditësuar vazhdimisht me shqiptarë të cilët shkëlqejnë në profesionet e tyre, në vendet e huaja.

“Pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhje forcon, jo thjesht rolin e tyre në aspektin e fuqisë vendimmarrëse në vend, por forcon edhe shkallën, nivelin e detyrimit tonë për t’iu shërbyer dhe për t’u organizuar me ta”, tha Rama.

“Edhe këtu ka disa raste të veçuara suksesi apo pozitiviteti në raport me nevojën për këtë zhvillim por në tërësi jemi shumë mbrapa, rezultati lë shumë për të dëshiruar”.

“Ne jemi një vend i vogël dhe ne jemi një popull i vogël që nuk e kemi luksin që të mos kemi as dijeni për burimet tona njerëzore jashtë vendit. Nuk e kemi luksin që të mos kemi as dijeni për shqiptarët e shkolluar, për profesionistë e jashtëzakonshëm, që ne i kemi thuajse në të gjitha vendet e botës”, tha Rama.

Dhe minimalisht, shtoi kreu i qeverisë, “dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. E pastaj natyrisht me këtë dijeni shumëçka tjetër mund të parafytyrohet dhe mund të ndërtohet”.

“Por që ne të mos kemi një databazë që pasurohet dita-ditës me profesionistë shqiptarë në territoret e mbarë botës dhe kur shumë shqiptarë shkëlqejnë dhe bëjnë sukses dhe nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë, por pa diskutim do ta mirëprisnin një interesim të Shqipërisë dhe patjetër në një masë të madhe do ta mirëprisnin një ftesë të Shqipërisë për të kontribuar, ndërkohë që bota është bërë kaq e ndërlidhur, kur nuk ka më asnjë nevojë për të lëvizur, që aty ku je që të japësh një kontribut, është e papranueshme që ne jemi kaq të paditur lidhur me një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor që kemi jashtë vendit”, tha Rama.

“Ky duhet të jetë një objektiv ndër parësorët e të gjitha përfaqësive tona diplomatike”, theksoi Rama.

Po ashtu kryeministri shtoi se, “ngritja e Akademisë diplomatike sipas modeleve më të mira evropiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet ndërkohë që i domosdoshëm është dhe reformimi i të gjithë kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm për të rritur profesionalizmin për të garantuar edukimin në vazhdim të të gjithë trupës dhe përmirësimin sistematik të burimeve njerëzore”.

“Së shpejti në Kuvend do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do u mundësojë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të jetë më pranë dhe më efektive në përmbushjen e nevojave të përfaqësive tona, që patjetër do rrisë nga një anë kërkesën ndaj përfaqësive, por nga ana tjetër edhe mbështetjen për përfaqësitë tona diplomatike”, theksoi Rama.

“Jeta në Evropë dhe kudo është shtrenjtuar dhe nevoja për të pasur një trupë të motivuar është rritur. Natyrisht për ta përmbushur siç duhet këtë nevojë dhe për t’iu përgjigjur siç duhet sfidave dhe për ta shfrytëzuar potencialin që kemi duhet edhe një motivim më i madh financiar i trupës sonë të shërbimit të jashtëm”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…