Rama: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët e shërbimit tonë diplomatik

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që diplomacia ekonomike të jetë aspekt prioritar i përfaqësive diplomatike.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që diplomacia ekonomike të jetë aspekt prioritar i përfaqësive diplomatike.

Në fjalën e tij në konferencën 3-ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, mbajtur në Tiranë, Rama u shpreh se, “një element kyç që për hir të së vërtetës mbetet hallka më e dobët e punës së shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste shumë specifike dhe shumë të veçanta që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori kontributi është thuajse inekzistent”.

Rama u shpreh se, janë bërë disa herë përpjekje për të shtyrë në këtë drejtim, duke kujtuar organizimin e konferencës së dedikuar për aktivizimin e përfaqësive diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.

“Sa i përket politikës së jashtme qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht dhe ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë evropiane ishin të paarritshme nga Tirana dhe ishin krejtësisht të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë më të rëndësishme evropiane janë vetëm një telefon larg nga Tirana. Ndërkohë që puna e shërbimit diplomatik në vendet evropiane duhet të jetë e fokusuar tek rritja e intensitetit të lidhjeve me botën ekonomike, e cila nuk ka nevojë ta zgjasim, kur them se është tejet e zhvilluar në Evropë dhe ku duke shfrytëzuar impaktin e imazhit të ri ndërkombëtar të Shqipërisë mund të tërheqim shumë më tepër dhe mund të bëjmë shumë më tepër së bashku, por ama në këtë rast flas për nxitjen që duhet të vijë nga ju”, iu drejtua kryeministri Rama ambasadorëve.

Por, Rama u shpreh se nuk është vetëm Evropa.

“Ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit dhe presim që edhe shërbimi diplomatik të ngrihet në atë nivel”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…