Prani e përditshme e Policisë për një mjedis shkollor të sigurt

Policia e Shtetit ishte e pranishme në të gjithë vendin për të garantuar një fillim të qetë dhe të sigurt për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues që nisën sot ditën e parë të vitit të ri shkollor


Policia e Shtetit ishte e pranishme në të gjithë vendin për të garantuar një fillim të qetë dhe të sigurt për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues që nisën sot ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Policia e Shtetit bën të ditur se, “të gjitha strukturat e Policisë, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, strukturat e Policimit në Komunitet dhe Policia Kriminale, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla dhe stafet pedagogjike, zbatuan një plan të posaçëm masash, që synoi rritjen e sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve shkollore”.

Policia Rrugore pati një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, në fillim të nisjes së mësimit, që vijoi deri në përfundim të procesit mësimor.

Gjithashtu u zbatuan kontrolle të vazhdueshme për automjetet që transportuan nxënës, përfshirë testet e alkoolit për drejtuesit, kontrollin teknik të mjeteve dhe respektimin e normave të transportit të sigurt.

Policia e Shtetit theksoi se prania e saj do të vijojë çdo ditë pranë shkollave jo vetëm për të garantuar sigurinë fizike, por edhe për të ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me komunitetin shkollor, duke nxitur bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Lexo më shumë nga

Tirana vesh dekorin e dashurisë për Shën Valentin

Tirana u “zgjua” sot me ritmin e dashurisë duke u kthyer në një skenë romantike për gjithë të dashuruarit në…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tirana vesh dekorin e dashurisë për Shën Valentin

Tirana u “zgjua” sot me ritmin e dashurisë duke u kthyer në një skenë romantike për gjithë të dashuruarit në…