Rama: Trashëgimia kulturore me skemë të re menaxhimi dhe promovimi ndërkombëtar

Skema parashikon jo vetëm restaurim dhe konservim, por edhe ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore për vizitorët, krijimin e itinerareve të reja kulturore dhe një promovim më të gjerë ndërkombëtar të trashëgimisë shqiptare.


Kryeministri Edi Rama e përshkroi sot Shqipërinë si një “ballkon të hapur mbi Mesdhe”, një muze nën qiell të lirë, ku çdo gur ruan histori dhe çdo rrugë tregon kapituj të trashëgimisë sonë të gjallë.

Ai bëri të ditur se mbi 1 milion vizitorë kanë hyrë gjatë këtij viti në kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit, duke përjetuar nga afër historinë e pasur shqiptare.

Krahasuar me vitin 2023, numri i vizitorëve është rritur me 58%, ndërsa të ardhurat janë shtuar me 84%, çka sipas tij, është rezultat i miradministrimit.

Në këtë rrugëtim, theksoi Rama, kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi.

Skema parashikon jo vetëm restaurim dhe konservim, por edhe ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore për vizitorët, krijimin e itinerareve të reja kulturore dhe një promovim më të gjerë ndërkombëtar të trashëgimisë shqiptare.

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…