Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Shkurton kohën drejt juglindjes, nxit më tej bujqësinë dhe turizmin

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në hapjen e rrugës së re Qukës – Qafë-Plloçë ku prej ditës së sotme është i aksesueshëm për të gjithë automjetet.


Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në hapjen e rrugës së re Qukës – Qafë-Plloçë ku prej ditës së sotme është i aksesueshëm për të gjithë automjetet.

Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.

Zv.kryeministrja Balluku u shpreh se “ky segment ka nisur me një projekt të vitit 2010-2011, një projekt që nëse flet me inxhinierët do thonë projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, ndaj të gjitha kushteve atmosferike që kjo zonë ka dhe për më tepër, ndaj të gjitha ndërlidhjeve që duheshin bërë me fshatrat e komunitetit të Malësisë Mokrës”.

“Më pas ky projekt ka nisur në 2015 dhe është dashur që ta rishikonim totalisht, pra është 100% i ndryshuar, duke respektuar, siç thamë, konektivitetin midis pjesëve të banuara përmbi të gjitha gjeologjisë, që ka qenë shumë sfiduese përgjatë gjithë periudhës së kantiereve. Është projekt i kategorisë C1. Kemi 2 tunele që në total shkojnë 1,1 km. Kemi 4 ura, 2 prej të cilave janë ura të varura, metalike. Tani nis sfida e mirëmbajtjes sepse kjo është zonë malore, që përballet me ngrica. Megjithatë, të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes janë me eksperiencë në fushë, kështu që jemi të përgatitur. Është degëzim i Korridorit VIII, një rrugë që po ecën shumë mirë”, tha zëvendëskryeministrja.

Ajo shtoi se janë 43 kilometra të plota, të cilat sigurisht shkurtojnë ndjeshëm.

“Është lehtësi edhe për Pogradecin, sepse ne kishim një ngarkesë shumë të madhe kohët e fundit. Kohët e fundit kishim të gjithë ngarkesat e trafikut të Kapshticës, pra të gjithë trajlerët e mëdhenj”, tha Balluku.

Kryeministri Rama u shpreh se “aksi i shumëpritur Qukës – Qafë-Plloçë, i cili pasi u bë legjendë si rezultat i një nisjeje për së prapthi mes rrugëve të lëna rrugëve, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, po dhe krijojë mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej bujqësinë, turizmin e agroturizmin”.

“Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar për shkak se u nis mbrapsht. Edhe tani është gjë e madhe që mbaroi, edhe që njerëzit e zonës, për të cilët është fitore e madhe, çlirim i madh, po edhe gjithë kjo zonë e Shqipërisë, e kanë në dispozicion dhe do të marrin gjithë përfitimet që sjell. Por është një çlirim shumë i madh”, deklaroi kreu i qeverisë.

Tanimë, distanca Tiranë-Korçë do të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta.

Aksi Qukës – Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, një arterie e rëndësishme ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Segmenti përmban dy karrexhata nga 3.75 m secila, me një metër korsi ndihmëse në të dyja anët, korsi të tretë në zonat me disnivele të theksuara për parakalime të sigurta, dy tunele, me gjatësi totale rreth 1.1 km, katër ura, nga të cilat dy janë ura metalike të varura.

Ky investim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës kombëtare dhe përforcimit të lidhjes me Korridorin 8, duke i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm për rajonin dhe vendin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…