Rama: Rilindje e industrisë ushtarake, do të eksportojmë dronë “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Samiti i NATO-s në Tiranë do të mbrohet me dronë “Made in Albania”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Samiti i NATO-s në Tiranë do të mbrohet me dronë “Made in Albania”.

Në një intervistë televizive sot, Rama u shpreh se, Shqipëria ka hyrë në një fazë tjetër, duke përmendur se në Tiranë do të mbahet samiti i NATO-s në vitin 2027.

Rama u shpreh se gjatë samitit të NATO-s në Tiranë hapësira ajrore do të mbrohet me dronë të prodhuar në Shqipëri.

“Ne kemi hyrë në një fazë tjetër. Na doli përpara pandemia dhe tërmeti që na bënë një frenim që nuk kishim çfarë i bënim. Ne, për shembull, në samitin e NATO-s, që është niveli më i lartë i sigurisë në botë, do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar”, tha Rama.

Rama theksoi se, e gjithë kjo është faza e rilindjes së industrisë sonë ushtarake.

“Ne do të prodhojmë dronët që do të mbrojnë hapësirën, këtu do të jemi, në 2027-ën. Në Shqipëri. Do t’i prodhojmë këtu. Ne do të eksportojmë dronë “made in Albania””, u shpreh Rama.

“Natyrisht, që ne do t’i bëjmë këto me partnerë nuk diskutohet. Por ama në pranverën e 2027-ës do të mbrojmë qiellin e Tiranës me dronët me shqiponjën dhe me flamur të kuq”, theksoi kryeministri.

Rama shtoi se, vendi ynë do të prodhojë dhe autobusët e shkollave.

“Ne do të prodhojmë autobusët e shkollave. Ne kemi sot që flasim çerek milion fëmijë dhe nxënës. Si t’i bëjmë, t’i lëmë pa shkollë këta?! Mos të bëjmë shkolla më të bukur?! Do t’i prodhojmë këtu në Shqipëri autobusët e shkollave, që do çojnë fëmijët në shkolla, hap pas hapi, kuptohet, gjatë këtij mandati që nis, këtyre 4 vjetëve. Ne do të prodhojmë makinat tona ushtarake dhe do t’i shesim botës makina ushtarake”, theksoi Rama.

“Shtetit shqiptar, qeveria, Ministria e Mbrojtjes që dikur hidhte në erë njerëz sepse demontonte municione me fëmijë skllevër në një fabrikë vdekje dhe lejonte trafiqe, Ministria e Mbrojtjes do të jetë bashkëpronare e gjithë kësaj industrie dhe shteti shqiptar do të fitojë para nga kjo industri”, tha Rama.

“Ne do të prodhojmë në fund të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave. Më në fund do t’i prodhojmë pa tendera”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…