Rama: Detyra ime t’u tregoja drejtorëve të bashkive se nuk po bënin punën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka shkarkuar asnjë drejtor në pushtetin lokal, por u ka kërkuar dorëheqjen që më pas të hapej gara.


Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka shkarkuar asnjë drejtor në pushtetin lokal, por u ka kërkuar dorëheqjen që më pas të hapej gara.

I pyetur në një intervistë televizive nëse po merr edhe kontrollin e pushtetit lokal, Rama tha se kryetarët e bashkive janë të PS dhe se ishte detyrë e tij për t’u treguar se nuk po bëjnë punën që janë votuar nga qytetarët.

“Kur kryetari i bashkisë nuk e sheh apo nuk e zgjidh atëherë ne, PS, që i kemi dhënë atij kryetari besimin dhe që i dëgjojmë qytetarët se çfarë thonë. Unë patjetër si një njeri që i kam borxh Vlorës, sepse më ka votuar masivisht dhe Durrësit që më ka votuar masivisht dhe sa të jem në politik do të jem edhe deputeti i Vlorës, edhe i Durrësit”, tha Rama.

“Unë nuk shkarkoj, shkarkimet i bëjnë ata, por unë kam detyrimin që të shkoj dhe t’u them, e dëgjoni çfarë thotë populli. I shikoni ju rezultatet. Unë u them që këta njerëz duhet të largohen dhe duhet t’u kërkohet dorëheqja. Duhet ta kuptojnë që boll është boll. Dhe duhet të hapet gara, siç ndodhi në Vlorë, që të gjithë ata që duhet të kontribuojnë të bëjnë përpjekjen e tyre”, u shpreh Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…