Gonxhja: Shqipëria 2030, qendër e kulturës evropiane

“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, kështu u shpreh sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”.


“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, kështu u shpreh sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”.

Ministri renditi avantazhet dhe sfidat që paraqet vendi ynë, si një muze i hapur nën qiell, ku çdo gur flet dhe çdo rrugë është një kapitull trashëgimie.

“Sfida jonë është që këto pasuri dhe vlera të lidhen në një rrjet të madh rrëfimesh dhe eksperiencash, ku vizitori nuk vjen thjesht për të parë, por për të jetuar historinë tonë”, tha Gonxhja, sipas të cilit kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike, deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milion turistë, ose 58% më shumë sesa viti 2023. Për rrjedhojë, edhe të ardhurat janë rritur me 84%, krahasuar me dy vjet më parë.

Vetëm në dy vitet e fundit është shënuar një rritje historike në ndërhyrjet për rijetësime e shpëtime, krahasuar me vitin 2023: 309% më shumë projekte restaurimi e konservimi dhe 363% më shumë investime direkte në monumentet dhe objekte të pasurisë kulturore.

Për Shqipërinë 2030 është parashikuar një program i gjerë investimesh në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare, për ta kthyer vendin në një qendër të kulturës evropiane.

“Do të rilindin, do të ngrihen nga e para, do të transformohen apo do të hapin dyert: Teatri Kombëtar, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Arteve të Bukura, Biblioteka Kombëtare e zgjeruar dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ndërsa do të ngrihen muze të rinj si Muzeu Hebraik, Muzeu “Besa”, Muzeu i Filmit dhe Muzeu i Arbëreshëve, së bashku me rrjetin e muzeve arkeologjikë, etnografikë dhe kinoteatrove në qytetet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh kreu i MEKI-t.

Ministri theksoi ngritjen e qendrave të reja të vizitorëve në Butrint, Apoloni dhe Bylis si dhe rijetësimin e 100 kullave historike në 14 bashki.

Gjithshtu u tha se gjatë këtij viti do të themelohet Fondacionin Publik “CulturAlb”, i cili synon fuqizimin e prodhuesve tradicionalë dhe ekonomisë kreative vendore.

Ministri nuk la pa përmendur edhe pasurimin e kalendarit kulturor. Sivjet parashikohen 3500 aktivitete, 52% më shumë se një vit më parë, me 600 mijë vizitorë e spektatorë të pritshëm.

Gonxhja tha se gjatë vitit 2025 u shpallën 275 projekte fituese, ku më shumë se gjysma përfaqësohen nga të rinj që shprehin krijimtarinë e tyre për herë të parë.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, prezantoi sot në një takim me…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, prezantoi sot në një takim me…