Balluku: Rruga Qukës – Qafa e Plloçës, nga nesër e aksesueshme

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë.


Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë.

E pranishme në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, Balluku deklaroi se, “jemi duke përfunduar edhe projektet që kanë qëndruar gjatë në duart e ndërtuesve, si ai i Qukës – Qafë-Plloçë, por që nesër bëhet i aksesueshëm për automjetet”.

“Gjithashtu një bypass 3-kilometërsh nga Bradasheshi në Lekaj do të lehtësojë trafikun në aksin Tiranë–Elbasan vitin e ardhshëm. Për rrugën Milot–Balldren, më 3 tetor do të shpallet fituesi i kontratës koncesionare”, u shpreh Balluku.

Ajo tha se, Shqipëria sot gumëzhin si një kantier ndërtimi. Projektet përfundojnë para afatit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit.

Balluku foli edhe për zhvillimet në sektorin e aviacionit, duke e cilësuar atë “një tjetër shtyllë të rëndësishme të turizmit”.

“Më 25 maj 2023, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërkombëtare, Aeroporti i Rinasit menaxhoi me sukses 23 mijë pasagjerë në një ditë. Ndërkohë, më 11 gusht 2025, Rinasi regjistroi një rekord të ri, me 50 mijë vizitorë të ulur në një ditë”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Balluku e cilësoi turizmin si një nga sektorët me potencialin më të madh për ekonominë shqiptare, ndërsa theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional, zhvillimi i qëndrueshëm dhe përfshirja e komuniteteve lokale do të jenë shtyllat e strategjisë “Shqipëria Turistike 2030”.

Burimi ATSH

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…