Mbi 31 milionë transaksione vetëm në gusht në “e-Albania”

Portali qeveritar “e-Albania” ka vijuar të shënojë një rritje të qëndrueshme në përdorim, duke reflektuar digjitalizimin e gjithanshëm të shërbimeve publike në vend.


Portali qeveritar “e-Albania” ka vijuar të shënojë një rritje të qëndrueshme në përdorim, duke reflektuar digjitalizimin e gjithanshëm të shërbimeve publike në vend.

Sipas statistikave zyrtare për muajin gusht 2025, janë regjistruar gjithsej 31 550 488 transaksione në portalin “e-Albania”.

Numri i qytetarëve të regjistruar në portal ka arritur në 3 386 977 përdorues.

Sa i takon shërbimeve elektronike, në portalin “e-Albania” ofrohen 1262 shërbime.

Vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar 3 316 683 përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që 894 860 qytetarë kanë marrë dokumente me vulë elektronike përmes portalit.

Këto të dhëna tregojnë qartë një rritje të vazhdueshme të aksesit dhe përdorimit të shërbimeve online si nga individët, ashtu edhe nga bizneset, duke ulur në mënyrë drastike nevojën për praninë fizike në sportelet e administratës publike.

Vula elektronike dhe verifikimi automatik i dokumenteve kanë sjellë një nivel të ri sigurie dhe prakticiteti për qytetarët dhe institucionet.

“e-Albania” është tashmë porta kryesore e komunikimit të qytetarëve me shtetin. Kjo rritje dëshmon për besimin në shërbimet dixhitale dhe për efikasitetin që sjell digjitalizimi në jetën e përditshme.

Portali vijon të përmirësohet, duke integruar shërbime të reja dhe duke lehtësuar aksesin për të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe aplikacione të dedikuara për telefonat inteligjentë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…