Furnizimi me ujë, Rama: Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor, i frikshëm

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në sektorin e ujit janë bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore, por nga ana tjetër niveli i papërgjegjësisë dhe paaftësisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në sektorin e ujit janë bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore, por nga ana tjetër niveli i papërgjegjësisë dhe paaftësisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm.

Gjatë prezantimit të krijimit të Operatorit të Ujit, Rama theksoi se “nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në vitin 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonin afro 70%, sot kemi një panoramë tërësisht ndryshe”.

“Por, ama, në raport me atë që ishte, jo në raport me sfidën që kemi. Aq më tepër në kushtet kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm dhe volumi i kërkesës për ujë në sezonin e pikut turistik rritet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që kapaciteti për furnizimin është tërësisht i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjegjësisë dhe paaftësisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm”, shtoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje shembullin e Vlorës, e cila e nisi sezonin turistik të këtij viti me një situatë të papranueshme dhe të pajustifikueshme të alarmit të zonave për furnizimin me ujë.

“Nuk është se ne bëmë ndonjë investim ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm i një ekipi të vogël nga Tirana dhe me vëmendjen e posaçme nga ministrja për ta vënë në vijë me ato që gjendeshin, administrimi solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të asaj situate dhe të paktën hoqi ankthin dhe pasigurinë, ndjesinë e emergjencës dhe alarmin se nuk kemi ujë”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se nga raporti i bërë nga ai ekip për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës, është i frikshëm niveli i papërgjegjshmërisë.

“Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe të ngarkuara si rezultat i turizmit por ka edhe plot raste e pika të tjera”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësve të mbushura me punonjës parazitë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një nga problemet themelore të furnizimit me ujë është niveli i ulët i…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësve të mbushura me punonjës parazitë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një nga problemet themelore të furnizimit me ujë është niveli i ulët i…