Rama: Në qoftë se Europa zgjerohet me ne bëhet më e fortë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni se “arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni se “arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE”.

Në fjalën e tij në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo realitet?” krah Marta Kos, komisionere për Zgjerim e Bashkimit Europian, Robert Golob, kryeministër i Sllovenisë, Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë dhe Milojko Spajić, kryeministër i Malit të Zi, kryeministri Rama tha se “ne vërtetë kemi qenë plotësisht pro të gjitha perandorive dhe perandorinë që përqafuam falë zgjedhjes tonë kjo ishte BE-ja”.

“Jemi mjaft të përkushtuar ndaj tij dhe meqë ra fjala nuk besoj ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore pikërisht me këtë premisë me BE-në”, tha Rama.

Më tej Rama tha se “pak më parë isha në një sallë tjetër, në një bisedë tjetër dhe dikush nga Sllovenia më tha që po ecni shumë mirë, por kujdes nga ajo që dëshironi sepse ne jemi në BE dhe nuk është se po ecën fort mirë për ne”.

“Unë ju përgjigja dëgjo, ju jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni që nëse shohim të gjithë listën e gjërave që ju keni dhe që ne duam të kemi është e jashtëzakonshme, por ka një gjë në listë ku në fakt ju mundim, është optimizmi. Ju jeni shumë të depresionuar këtu sepse është kaq përsosur, kaq bukur dhe keni frikë që po të dal ndonjë që prek diçka do të bëjë dëm”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që në Shqipëri, vijoi Rama, ka kaq shumë gjëra që na duhet të vazhdojmë ti përmirësojmë dhe t’i përshtasim.

Kryeministri Rama tha se “mendoj se Europa duhet të jetë kudo ku bota takohet dhe Europa duhet dhe nuk është vetëm Europa, por i gjithë perëndimi kolektiv deri ca kohë më parë para se të ndodhte ndryshimi në Amerikë, duhet të heqë dorë t’ju imponojë të tjerëve mënyrën e vet të jetesës. Duhet të mbrojmë mënyrën tonë të jetesës nga të tjerët, por pa përzgjedhur miqtë apo ata me të cilët duam të flasim bazuar në mënyrën e tyre të jetesës”.

Rama u shpreh se “në qoftë se Europa zgjerohet me ne bëhet me fortë, bëhet më kompakte sepse nuk le një pjesë të organizmit të vet hapur, që të hyjnë mikrobet, viruset, infeksionet e kështu me radhë. Dhe ky është kyçi, në qoftë se nesër gjërat shkojnë në një drejtim tjetër kjo do të jetë një plagë e hapur në zemër të Europës. Ndërkohë që nëse jemi brenda jemi thjesht duke mbyllur një hapësirë shumë e vogël që mund të bëhet një problem i madh”.

“Jemi i vetmi realitet në historinë e gjeografisë që kemi dy kufij, BE ka dy kufij një kufi të jashtëm dhe një të brendshëm dhe brenda kufirit të brendshëm jemi unë dhe ai, tani çfarë zgjerimi është ky, mbylleni këtë kufi të brendshëm. Po bëni sikur hyrja në tregun e përbashkët do të ishte Kina apo dikush tjetër që kërcënon Europën, ndërkohë që përveç të tjerave sjellim edhe argëtim, optimizëm, rini, dëshirë për jetë”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike

Ambasadori i BE Gonzato i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dhimitër Anagnosti dhe kapërcimi i kufirit të vdekjes!

"Lexova sot mesazhe dashurie dhe krenarie për regjisorin e mrekullueshëm, emblemën më të shndritshme të kinematografisë shqiptare"

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike

Ambasadori i BE Gonzato i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si…