Forumi i Bled-it në Slloveni, Rama: Politika jonë e jashtme e harmonizuar 100% me atë të BE-së

Kryeministri Edi Rama, merr pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë.


Kryeministri Edi Rama, merr pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë.

Kreu i qeverisë ishte i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është një ndjekëse besnike e Evropës. Rama nënvizoi se politika jonë e jashtme është 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së.

“Është paksa ndryshe nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Na duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër përtej çfarë themi e asaj çfarë shprehmi besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Të kemi një ide të qartë të madhësisë sonë të peshës sonë dhe po ashtu dhe sfidave tona. Si evropiane duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë që mendojmë. Por kur vjen puna që të ndjekim Evropën ne jemi ndjekës besnik. Politika jonë e jashtme është 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së prej shumë kohës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh më tej se “ne as nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë asnjëherë në dyshim dhe kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër”.

Rama tha se problemi kryesor është se në Evropë dhe në Shqipëri shteti nuk vepron si një sipërmarrës aktiv, por kërkon gjithnjë më shumë para nga buxheti.

“Mendoj se thelbi kur vjen fjala për të tilla nisma, për nismën tuaj dhe për marrëdhënien tonë me sipërmarrësit, në përgjithësi në Evropë dhe në vendin tonë ekziston një problem që ka dy shtresa. Së pari problemi i pasjes së sipërmarrësve, jo si për plotësues, por si në kundërshti me atë se çfarë duhet të bëjë qeveria dhe shteti, dhe i dyti që është më problematik dhe më i rrezikshëm për të ardhmen është se ndryshe nga SHBA apo realitete të tjera, në Evropë është që nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës, pra në thelb ne kërkojmë më shumë para nga buxheti më shumë shpenzime, pastaj më shumë borxh, pastaj më shumë para, më shumë buxhet, më shumë shpenzime e kështu me radhë.

“Nëse ndikohemi, pastaj borxhi është më i madh dhe ne bllokohemi, ndërkohë që duhet t’u japim institucioneve ministrive të gjithë pushtet ekzekutiv, që edhe ato duhet të sillen në mënyrë sipërmarrëse dhe duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit të bëjmë para për ta, për interesin e tyre dhe po kështu institucionet nga ana tjetër për interesin publik”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…