Shtohen kursimet në lekë dhe në valutë në korrik,rreth 240 mln euro më shumë në banka

Ky është muaji i dytë radhazi me shtim të fortë të kursimeve në lekë. Në ecurinë e korrikut ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.6% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse, duke u shtuar me 4.4 miliardë lekë, ose 1.8%.


Muaji i nxehtë i korrikut ka qenë pozitiv për kursimtarët si në lekë ashtu dhe në valutë. Në korrik, kursimet në total, duke konvertuar monedhën vendase në euro, janë rritur me rreth 240 milionë euro (10.5 miliardë lekë dhe 141 milionë euro). Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit korrik ishte 665.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.6%, ose rreth 10.5 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar rritjen më të fortë që nga janari.

Ky është muaji i dytë radhazi me shtim të fortë të kursimeve në lekë. Në ecurinë e korrikut ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.6% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse, duke u shtuar me 4.4 miliardë lekë, ose 1.8%.

Me bazë vjetore (korrik 2025/korrik 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 11.8%, ose gati 70.5 miliardë lekë më shumë. Në korrik, një periudhë sezonale, kur ka si prurje nga emigrantët ashtu dhe të ardhura nga turizmi është rikthyer rritja e depozitave në valutë, pas ngadalësimit të qershorit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.26 miliardë euro në fund të muajt korrik, me një rritje prej 141 milionë eurosh, ose 1.7% më shumë. Kjo është shtesa më e madhe mujore që nga gushti 2023. Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.
Me bazë vjetore (korrik 2025/korrik 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 8.3%, ose 635 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të korrikut, stoku total i depozitave ishte 1.4 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 93 miliardë lekësh, ose 7% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 70 miliardë lekë (rreth 700 mln euro) dhe ato në euro me 635 milionë euro, me një total prej 1.35 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit./ Monitor

Lexo më shumë nga

Spiropali me kryeparlamentarin Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali me kryeparlamentarin Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me…