Programi“Ndjenjat kulturore të Xi Jinpingut” do të transmetohet në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së

Në prag të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2025, të hënën u mbajt në Pekin ceremonia e nisjes së dokumentarit të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) – “Ndjenjat kulturore të Xi Jinpingut”, i cili filloi transmetimin në mediat kryesore të vendeve anëtare të OBSh-së.


Në prag të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2025, të hënën u mbajt në Pekin ceremonia e nisjes së dokumentarit të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) – “Ndjenjat kulturore të Xi Jinpingut”, i cili filloi transmetimin në mediat kryesore të vendeve anëtare të OBSh-së. Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov dhe Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Shehbaz Sharif, dërguan mesazhe urimi për të përshëndetur eventin. Duke filluar nga sot, programi po transmetohet në Rusi, Kazakistan, Kirgistan, Pakistan, Iran, Bjellorusi dhe vende të tjera të OBSh-së.

“Ndjenjat kulturore të Xi Jinpingut” tregon me gjallëri historinë e interesimit të presidentit Xi Jinping për trashëgiminë dhe zhvillimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze, duke treguar mendimet e tij të thella mbi thënien “Një vend lulëzon me një kulturë të begatë dhe një komb është i fortë kur ka një kulturë të fortë” dhe ndjenjat e tij të thella për të çmuar e për të çuar përpara trashëgiminë kulturore dhe historike. Në program vizitohen vendet ku Xi Jinpingu ka punuar. Zhvillohen intervista në thellësi me njerëz që kanë punuar me të dhe jepen shembuj të gjallë për t’i paraqitur publikut të huaj përpjekjet praktike të Kinës në eksplorimin e origjinës së qytetërimit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në epokën e re.


Foto nga CMG: zv/Ministri i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Kryetari i CMG-së Shen Haixiong

Në ceremoni, zv/Ministri i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Kryetari i CMG-së Shen Haixiong, theksoi se shkëmbimi i civilizimeve është një forcë e rëndësishme për përparimin njerëzor dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me palët e tjera në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta për njerëzimin.


Foto nga CMG: Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Nurlan Yermekbayev

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Nurlan Yermekbayev, u shpreh se ky dokumentar ka tërhequr vëmendje të madhe dhe do t’i ndihmojë popujt e vendeve anëtare të njohin më thellë kulturën kineze dhe të forcojnë miqësinë.


Foto nga CMG: Presidenti i VGTRK-së, Oleg Dobrodeyev

Presidenti i VGTRK-së, Oleg Dobrodeyev, nëpërmjet një videomesazhi tha se programi do të nxisë bashkëpunimin mediatik midis vendeve të OBSh-së dhe do të thellojë kuptimin mbi filozofinë e qeverisjes së Xi Jinpingut dhe qytetërimin kinez.


Foto nga CMG: Kryetari i Televizionit Shtetëror të Kirgistanit, Bolotbek Tillebaev

Kryetari i Televizionit Shtetëror të Kirgistanit, Bolotbek Tillebaev, theksoi se bashkëpunimi kulturor është urë besimi dhe stabiliteti, dhe shprehu dëshirën për të forcuar shkëmbimet mediatike.

Gjithashtu, në aktivitet nisi edhe transmetimi i mbi 20 programeve të tjera të përzgjedhura të CMG-së, përfshirë “Rruga e Modernizimit me Karakteristika Kineze” dhe “Prodhimi Inteligjent i së Ardhmes”, të cilat do të shfaqen në mbi 30 media kryesore të vendeve të OBSh-së, duke nxitur mirëkuptimin dhe afërsinë mes popujve.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.