Kumbaro: Forcat zjarrfikëse në qarkun e Gjirokastrës, në gatishmëri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi u takuan me forcat zjarrfikëse të kësaj bashkie për mbarëvajtjen e operacioneve kundër zjarreve në qark.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi u takuan me forcat zjarrfikëse të kësaj bashkie për mbarëvajtjen e operacioneve kundër zjarreve në qark.

Gjatë takimit, Kumbaro i shprehu mirënjohjen forcave zjarrfikëse të bashkisë Gjirokastër, pas takimit të zhvilluar me ata në Memaliaj e Tepelenë.

“Forcat zjarrfikëse me shumë profesionalizëm dhe guxim kanë qenë gjatë gjithë kësaj jave në terren nga të 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër, kudo ku ka pasur nevojë, por edhe duke ndihmuar bashkitë fqinje në Finiq e Delvinë”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se “jemi në gatishmëri për çdo vatër zjarri, teksa bashkëpunimi me Policinë e Shtetit do të jetë i vazhdueshëm për të ndëshkuar çdo të paudhë që luan me flakët duke rrezikuar pasuritë natyrore dhe fshatrat”.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe era favorizuan përhapjen e zjarreve në disa zona duke krijuar situatë kritike që kërkoi angazhimin emergjent të trupave të Mbrojtjes Civile. Sot, situata e zjarreve duket më e stabilizuar.

Në qarkun Gjirokastër, vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatër e cila u përhap në dy fronte në majën e Leftokaresë dhe më pas u vu nën kontroll. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë.

Sot nuk ka vatra aktive në fshatra, por vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

Burimi ATSH

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…