Gonxhja: Mbi 773 mijë vizitorë në sitet kulturore


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, Shqipëria është gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit kulturor botëror.

Ministri publikoi statistikat sa i përket vizitave në sitet kulturore të vendit, ku shifrat tregojnë se për periudhën janar-korrik 2025, ka pasur 69% më shumë vizitorë se në vitin 2023, përkatësisht 773,542 vizitorë.

Vetëm në korrik 2025, vizitorët e thesareve tona kulturore arritën në 204,453 persona, vendas dhe të huaj. Krahasuar me vitin 2023 shifrat tregojnë një rritje me 56%.

5 institucionet e trashëgimisë kulturore më të vizituara janë:

Parku Kombëtar Butrint – 150,178 vizitorë

Kalaja e Gjirokastrës – 142,838 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 100,443 vizitorë

Muzeu Gjergj Kastrioti, Krujë – 95,386 vizitorë

Parku Arkeologjik Apoloni – 71,300 vizitorë

Parqet arkeologjike janë vizituar nga 334, 911 persona, rreth 93% më shumë se në vitin 2023. Vizitorët e muzeve arritën në mbi 240 mijë vizitorë, rreth 38% më shumë se dy vjet më parë dhe në kala e monumente vizitorët ishin më shumë se 198 mijë, ose 78% më shumë se në 2023-shin.

Lexo më shumë nga

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…