Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet e drejtorëve në bashkive kryesore të vendit janë një domosdoshmëri për të dhënë një impuls të ri dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen vetëm me buxhetin, por edhe me përkushtimin dhe vëmendjen ndaj zhvillimit të këtyre bashkive.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet e drejtorëve në bashkive kryesore të vendit janë një domosdoshmëri për të dhënë një impuls të ri dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen vetëm me buxhetin, por edhe me përkushtimin dhe vëmendjen ndaj zhvillimit të këtyre bashkive.

Në rubrikën “Sy Më Sy”, ku Kryeministri i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se gjithsesi nuk duhet të futen të gjithë në një “thes”.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë një nevojë urgjente për të dhënë një impuls të ri dhe për të shkundur mekanizmat e topitura të disa bashkive. Kjo është e domosdoshme për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhetet e mëdha, por me vëmendjen dhe përkushtimin që duhet të kenë drejtuesit e këtyre bashkive”, u shpreh Kryeministri.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimet pozitive që po ndodhin në disa bashki, si ato në Vlorë, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të performancës, jo për shkak të buxheteve, por për shkak të vëmendjes së shtuar.

“Vlora është një shembull i qartë për ndryshimin e menjëhershëm që po ndodh në një kohë të shkurtër, jo për shkak të shtimit të buxhetit, por për shkak të vëmendjes të shtuar. Këtu janë angazhuar të gjithë deputetët, së bashku me kryetarin e bashkisë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se është hapur një proces, janë ftuar të rinjtë, djem dhe vajza, nga të gjitha rrugët e jetës, që të bëhen drejtues të rinj të bashkive.

“Asnjë prej atyre që kanë drejtuar më parë nuk duhet të qëndrojë për vite të tjera aty. Ndërkohë ka të tjerë që kanë vite që mendojnë se duhet t’u vijë radha dhe duhet ta kenë këtë mundësi, kudo në të gjitha bashkitë e mëdha. Nuk po flasim vetëm për bashkitë e vogla, ku burimet njerëzore janë më të kufizuara”, u shpreh Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.