Rama: Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, kërkesa kryesore e komunitetit

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nga takimet në terren ka qenë absolutisht nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit për lirimin e hapësirave publike.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nga takimet në terren ka qenë absolutisht nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit për lirimin e hapësirave publike.

Rama iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, duke u ndalur te aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Rama kujtoi se në këto zgjedhje ishte pjesë e skuadrës së Tiranës për herë të parë, ndaj dhe ndryshe nga herët e tjera ka pasur një seri të gjatë takimesh në Tiranë.

“Praktikisht kam mundur të shoh dhe të kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh, pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje: transformimi pozitiv që ka pësuar Tirana në territore deri shumë periferike që në kohët e mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të imunizimit, por edhe negative në aspektin e një ekspansioni”, shtoi Rama.

Sipas tij, “ka një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit në hapësirat publike”.

“Këtë gjë e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetarët e Tiranës, kjo ishte baza e një shqetësimi. Më pas ne nuk kemi ndenjur rehat por përkundrazi pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat që ishte i jashtëzakonshëm, një rekord absolut por që vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territor dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti, nga ato që i kemi dëgjuar pak ose mund të mos i kemi identifikuar”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se deputetët e PS-së kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe në disa qytete të tjera të mëdha të vendit për tu ritakuar me komunitetin.

“Kjo në kushtet kur kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme. Tiranës i mungon praktikisht drejtimi prej tanimë një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Një histori tjetër për një ditë tjetër. Ndaj kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues për sa i përket të qëndruarit afër dhe identifikuar problemet në territor”, shtoi Rama.

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…