Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e parasë fizike (cash) dhe të kalojë tërësisht në transaksione dhe ndërveprime digjitale.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e parasë fizike (cash) dhe të kalojë tërësisht në transaksione dhe ndërveprime digjitale.

Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Beratit me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, kreu i qeverisë theksoi se ky është një objektiv ambicioz që kërkon përpjekje të mëdha.

“Kemi një ambicie që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë një vend pa para cash. Teknologjia nuk mungon dhe, nëse dimë të vizatojmë siç duhet rrugën që do të ndjekim, kjo është plotësisht e realizueshme. Një Shqipëri pa cash do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri në jetën e përditshme”, deklaroi Rama.

Në fjalën e tij, Kryeministri u ndal edhe te rëndësia e ndërveprimit mes institucioneve dhe sektorit të teknologjisë. Ai theksoi se është e nevojshme një ristrukturim i Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, për të krijuar një model funksional, ku bashkëpunimi ndërsektorial të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës.

“Duhet të kalojmë në një nivel tjetër Agjencinë e Inovacionit. Nuklet e krijuara për çdo sektor nuk duhet të mbeten të mbyllura, por të jenë të hapura dhe fleksibël për të përfshirë në kohë reale të gjithë ata që duan të kontribuojnë nga sektori përkatës”, tha ai.

Takimi në Berat u zhvillua në kuadër të diskutimeve për sfidat dhe prioritetet që Shqipëria duhet të adresojë për të përmbushur objektivat e saj drejt integrimit evropian dhe modernizimit të plotë të shoqërisë shqiptare.

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…