Rama: Prokurimet publike, me inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sot projektin e qeverisë për kryerjen e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale, që sipas tij, do t’i japë fund ndërhyrjeve njerëzore në këtë proces.


Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sot projektin e qeverisë për kryerjen e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale, që sipas tij, do t’i japë fund ndërhyrjeve njerëzore në këtë proces.

Në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, Rama vlerësoi se teknologjia e re është bekim për vende si Shqipëria.

“Duke shfrytëzuar teknologjinë ne kemi bërë një kapërcim që nuk do ta kishim bërë dot në shërbimet publike. Por faktet tregojnë se ka akoma shumë për të bërë. Në aspektin e qeverisjes një nga produktet ku unë jam investuar personalisht janë prokurimet publike me inteligjencë artificiale”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “prokurimet publike dhe konkurueshmëria në prokurime ka qenë dhe mbetet një problem, pavarësisht se kemi bërë shumë progres”.

“Ne kemi kapacitetin përmes teknologjisë që Shqipërinë ta kthejmë në vendin që e zhduk fare interferencën e njerëzve në prokurime. Jemi duke punuar për modelin e inteligjencës artificiale për prokurimet pa njerëz. Prokurimet i bën inteligjenca artificiale ku njerëzit kanë një rol vetëm në fund, sepse përgjegjësinë finale të firmës së kontratës nuk e merr dot kompjuteri por do e marrë njeriu”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se të gjithë punën nga termat e referencës që janë problem kryesor në hartimin e prokurimeve dhe që aty fillon loja deri tek vlerësimi i ofertave mund ta bëjë fare mirë inteligjenca artificiale.

“Ne jemi duke punuar për këtë produkt i cili nëse do të funksionojë dhe do të jetë I suksesshëm mund të jetë fare mirë ndër ato produkte që Shqipëria mund ta ofrojë për vendet e tjera”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…