“AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

Kryeministri Edi Rama ftoi sot përfaqësuesit e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit që të hartojnë draftprogramin “AI Albania 2030”, se ku do të jetë Shqipëria me inteligjencën artificiale në vitin 2030.


Kryeministri Edi Rama ftoi sot përfaqësuesit e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit që të hartojnë draftprogramin “AI Albania 2030”, se ku do të jetë Shqipëria me inteligjencën artificiale në vitin 2030.

Duke folur mbi konkluzionet pas takimit maratonë në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve, Rama tha se të gjithë ata që janë në këtë sektor dhe duan të japin kontributin e tyre mund të ofrojnë draft-programin e “AI Albania 2030”.

“Mund të na e prezantojnë, ta diskutojmë dhe miratojmë dhe ta çojmë në parlament, duke e shndërruar në program pune të qeverisë në bashkëpunim me ju”, tha Rama, ndërsa informoi edhe mbi mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët të paktën 1 herë në 4 muaj për të gjitha problematikat dhe risitë e sektorit.

“Ministrin e Shtetit për Inteligjencën artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj nëse do të arrini të krijoni model të IA që të zgjedhë ministrin. Ky do jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do jetë e para që të ketë qeverinë të tërën me ministra e kryeministër me inteligjencë artificiale. Aty do kalojmë në nivel tjetër, do punojë IA dhe gjithë ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën pa pasur mundësi të marrim asnjë vendim”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

Ndërkohë kryeministri bëri të ditur se “ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin si dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen për të hartuar marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe sektorit të teknologjisë dhe inovacionit”.

Kryeministri shtoi se “duhet të hapim një kapitull të ri duke siguruar akses në gjithë strukturat e qeverisë për të pasur të mundur që të keni bazën e nevojshme të të gjitha të dhënave”.

“Kjo për të ndërtuar proceset që pastaj do të sjellin modele të inteligjencës artificiale që do të na shërbejnë ne për t’i shërbyer publikut dhe ju për punën tuaj si dhe për promovimin e produkteve tona”, shtoi ai.

Rama vlerësoi veçanërisht përpjekjet që po bën ky sektor për të përfituar nga afrimi dhe anëtarësimi në BE.

“Organizata e krijuar brenda sektorit me një numër të konsiderueshëm anëtarësh po bën një punë domethënëse për të marrë gjithë ekspertizën e duhur që të marrë përfitime nga fondet e BE-së, duke paraqitur projekte të besueshme”, tha Rama.

Sipas tij, “ky është një shembull fantastik për të gjithë sektorin privat”.

Po ashtu, kryeministri theksoi se në muajin shtator në Tiranë do arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që do të ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektori dhe studiot e arkitekturës botërisht.

“Me shumë gëzim dhe shumë përgjegjësi do angazhohem personalisht dhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar nga start up-i në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…