Do të botohet artikulli i Xi Jinping-ut mbi nxitjen e palëkundur të hapjes me standard të lartë

Në artikull përmblidhen një pjesë e fjalimeve të rëndësishme mbi këtë temë të mbajtura nga Xi gjatë periudhës nga dhjetori 2012 deri në prill 2025.


Një artikull i Xi Jinping-ut, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mbi nxitjen e palëkundur të hapjes me standard të lartë do të publikohet të mërkurën.

Artikulli i Xi Jinping-ut, gjithashtu president i Kinës dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, do të bohet në numrin e 14-të të këtij viti të revistës “Qiushi”.

Në artikull përmblidhen një pjesë e fjalimeve të rëndësishme mbi këtë temë të mbajtura nga Xi gjatë periudhës nga dhjetori 2012 deri në prill 2025.

Artikulli thekson se hapja sjell përparimin, kurse mbyllja pasohet patjetër me prapambetje. Zhvillimi i Kinës është i pandarë nga bota, ndërsa lulëzimi i botës ka nevojë për Kinën. Zgjerimi i mëtejshëm i hapjes dhe ngritja e nivelit të saj, si edhe nxitja e reformës dhe e zhvillimit nëpërmjet hapjes, janë përvoja e rëndësishme e sukseseve të pandërprera të zhvillimit të Kinës. Dyerët e Kinës nuk do të mbyllen, por do të hapen gjithnjë e më shumë.

Në artikull vihet të dukje gjithashtu që zhvillimi i ekonomisë kineze në të kaluarën u arrit në kushtet e hapjes, ndërsa zhvillimi cilësor i ekonomisë kineze në të ardhmen do të mbështetet te hapja e mëtejshme.

Sipas artikullit, politika e Kinës mbi përdorimin e investimeve të huaja nuk ka ndryshuar e nuk do të ndryshojë. Kina ka tregun e dytë më të madh të konsumit në botë dhe shtresën e mesme më të madhe në botë, me potencial kolosal investimesh e konsumi; ka një sistem ligjor dhe sistem pune relativisht të përsosur për shfrytëzimin e investimeve të huaja dhe ka ruajtur për një kohë të gjatë qëndrueshmërinë politike e shoqërore. Kina konsiderohet gjerësisht si një ndër vendet më të sigurta të botës dhe ka qenë, është e do të vijojë të jetë destinacion ideal, i sigurt dhe premtues për investimet e huaja.

Ecja bashkë me Kinën nënkupton ecje me mundësitë, besimi te Kina është besim tek e nesërmja dhe investimet në Kinë janë investime për të ardhmen, vihet në dukje në artikullin e kreut të shtetit kinez.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.