Koçiu: Fushata e dhurimit të gjakut vijon në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se “me përkushtim dhe solidaritet, qytetarë nga çdo cep i vendit po i bashkohen kësaj nisme jetike, duke dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë”.


Fushata e dhurimit të gjakut vijon në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se “me përkushtim dhe solidaritet, qytetarë nga çdo cep i vendit po i bashkohen kësaj nisme jetike, duke dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë”.

“Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme, një gjest i vogël që bën një ndryshim të madh!”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Këtë vit, motoja e përzgjedhur është “Dhuro gjak, dhuro shpresë: së bashku shpëtojmë jetë”.

Në vitin 2024 janë regjistruar 9 665 dhurime vullnetare dhe 28 557 familjare, ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 4 050 dhurime vullnetare dhe 8074 familjare.

Objektivat e fushatës për 2025 janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve, inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht, nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Burimi ATSH

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo…