Rama: Shkarkim i drejtorëve në bashkitë Elbasan dhe Lushnje, e papranueshme që kryetari të mos dijë ç’ndodhë në territor

Kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, u shpreh sot se është e domosdoshme një riorganizim i thellë i bashkive që nuk po përmbushin detyrimet e tyre


Kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, u shpreh sot se është e domosdoshme një riorganizim i thellë i bashkive që nuk po përmbushin detyrimet e tyre, duke përmendur si shembull negativ rastin e varrezave të Elbasanit, ku për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, ndodhin situata të papranueshme.

“Bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të bëhet kallam. Aq shumë lihet pa prekur, sa kur dikush i vë flakën, përfundon që digjen varrezat. Del që personi që e ka bërë është i çekuilibruar mendërisht, që mund të jetë e vërtetë, por nëse do ishte prerë bari, nuk do të kishte zjarr”, tha Rama.

Ai theksoi se është e papranueshme që në një qytet si Elbasani, që mund të përshkohet në këmbë çdo ditë, kryetari i bashkisë të mos dijë se çfarë ndodh në territor.
“Nëse kryetari i bashkisë i ka sytë hapur dhe është aktiv, edhe ata poshtë do t’i kenë sytë hapur. Nëse ai i ka sytë gjysmëhapur, ata i kanë të mbyllur”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se e njëjta situatë vlen edhe për bashkitë e tjera si Lushnja, duke theksuar nevojën për një shkundje të plotë të administratës vendore, përfshirë pezullimin e drejtuesve dhe dhënien e mundësive të reja për të tjerë.

“Ndaj edhe në bashkinë e Elbasanit, edhe në të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në bashkitë ku deri tani është bërë pezullimi i plotë dhe shkarkimi i të gjithë drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësinë atyre dhe të tjerëve. Duhet të shkundet e gjithë kjo pemë, sepse 10 mandatet në Elbasan janë një barrë që më ka marrë edhe orët e gjumit, së bashku me 12 mandatet e Fierit dhe 9 të Vlorës”, u shpreh Rama.

“Kjo duhet t’ju lërë pa gjumë juve, jo të flini më shumë”, iu drejtua ai kreut të bashkisë së Elbasanit.

Ai vuri në dukje se fitimi i mandateve nuk është tregues force, por përgjegjësi më e madhe përballë qytetarëve.

“Nuk jemi më të fortë, jemi më të ekspozuar karshi njerëzve që na kanë dhënë këto mandate dhe presin dhjetëfishin nga ne”, theksoi kryeministri

Rama përmendi si shembuj pozitivë bashkitë e Cërrikut dhe Roskovecit, që përpunojnë mbetjet dhe i kthejnë në produkte të dobishme për bujqësinë.

“Pse nuk e bëjnë këtë edhe të tjerët për fermerët? Shqipëria është sa një bashki e madhe në Europë. Nuk mund të presim gjithmonë vetëm nga qeveria, ndërkohë që ka mundësi të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë ato në funksion të komunitetit”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…