Rama: Publikojmë çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

Kryeministri Rama tha se kjo do të shtojë të ardhurat te bashkitë bregdetare, ku shumë qytetarë kanë shtëpitë e dyta.


Kryeministri Edi Rama tha sot nga Durrësi, gjatë një takimi me krerët e bashkive, se çmimet e reja të referencës pritet të publikohen për pak ditë, ku për herë të parë do të futet koncepti i taksës më të lartë për shtëpinë e dytë.

Rama tha se kjo do të shtojë të ardhurat te bashkitë bregdetare, ku shumë qytetarë kanë shtëpitë e dyta.

“Punë ditësh dalin çmimet e reja të referencës, taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do të kenë një të ardhur domethënëse të shtuar nga ky proces, pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër, duke patur parasysh se çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë më mirë, do ketë taksa shumë më tepër. Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive (të tepruara, joproporcionale – shën. i red.), shumë eksesive, në disa”, tha Rama.

“Kjo nuk na bën sens, ne e kemi bërë taksën zero tek biznesi i vogël, bashkia vendos taksat e tavolinës, apo tabelës dhe të tjera dhe ka raste dhe ekstravagante, siç është dhe rasti i këtyre që merren me miniera, iu vendosin pra taksa lokale të çuditshme. Edhe këtu duhet të pasur parasysh për të patur një lloj sensi dhe kuptimi”, vijoi kryeministri.

Rama tha se “Ministria e Financave për këtë do të na japi një udhërrëfyes që nuk është 100% urdhër, por është një udhërrëfyes për t’u patur parasysh, në kushtet kur taksa e pronës do të rritets, kur do të futet për herë të parë koncepti i shtëpisë së dytë. Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…