Rama: Departamentet e bujqësisë qesharake, bashkitë të lidhin fermerët me bankat për linjën e financimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, janë të krijuara për të bërë qoka. Nuk janë departamente njerëzish që merren me tokën dhe për të cilët ka respekt nga ana e njerëzve të fshatit. Duhet bërë një angazhim i madh, pasi tani kemi edhe instrumentin e linjës së financimit”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, janë të krijuara për të bërë qoka. Nuk janë departamente njerëzish që merren me tokën dhe për të cilët ka respekt nga ana e njerëzve të fshatit. Duhet bërë një angazhim i madh, pasi tani kemi edhe instrumentin e linjës së financimit”.

Në fjalën e tij në takimin e zhvilluar sot në Durrës me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Evropian, Rama tha se “ende nuk po krijohen ndërmarrjet fitimprurëse të bashkive. Ka disa tentativa të para, por shumë minimale dhe shumë të pamjaftueshme. Ndërkohë që me reformën territoriale nuk kemi më bashki dhe komuna, pra bashki që merren me qytetin dhe komuna që merren me fshatin, por kemi bashki që merren me të dyja”.

Ende sot, vijoi Rama, mentaliteti dhe qasja është që puna e bashkisë është puna komunale në fshat.

“Pra rrugët, ujësjellësi, kanalizimet, hapja e kanaleve kulluese e vaditëse, pastrimi, ndriçimi, por jo jeta e fshatit, jo toka, jo prodhimi, jo grumbullimi, jo përpunimi jo eksporti këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe të Ministrisë së Bujqësisë “, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nëse shkoni në Greqi, Itali dhe kudo tjetër në një vend të BE-së, por edhe përtej BE-së do të shikoni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit si sipërmarrëse. Bashkitë janë pjesë e strukturave të grumbullimit, përpunimit, e linjave të eksportit”.

“Sot kemi një instrument shumë më domethënës se industria që kemi pasur deri dje ku patjetër bashkitë duhet të marrin përgjegjësi me pjesën e tyre, që është linja e kredisë së Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro, një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “bashkitë duhet t’i bëjnë bashkë fermerët dhe t’i thonë hajde të bëhemi bashkë aksionerë për të bërë një linjë për përpunimin e ullirit dhe për të prodhuar vajin e ullirit, për domaten e për të bërë salcën e domates e të gjitha të tjerat”.

“Duke qenë pjesë bashkitë bëhet më e thjeshtë për bankat që të mbështesin fermerët për këto projekte me këtë linjë kredie të butë. Duke u bërë bashkitë pjesë e kësaj edhe qeveria ka mundësi nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë të futet e të rrisë mbështetjen. Kush do ti ndihmojë dhe do tua bëjë më të lehtë rrugën njerëzve që janë në fshat për të shkruar projektin, kërkesën për kredi, projektin që duhet për të marrë fonde nga AZHBR, për të pasur akses në fondet e tjera të BE-së”, nënvizoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…