Rama: Arkitektët që shkelin lejen e ndërtimit humbasin licencën, jo më ujë dhe drita për objektet pa leje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Evropian.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek roli i arkitektit, duke theksuar se në legjislacion do të forcohet edhe më shumë roli dhe përgjegjësia e tij.

“Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka gjithë bota. Ndërkohë që leje shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektëve nuk mund të jepen më”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu se nuk do të lidhen më ujë dhe drita për ndërtimet që nuk disponojnë leje ndërtimi zyrtare.

“Ashtu sikundër duhet të shikojmë dhe marrjen e një mase tjetër të mos ketë lidhje të ujit dhe të dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse për t’u lidhur me ujë dhe drita. Është e paimagjinueshme si një ndërtim pa leje, restorant, bar, hotel vjen dhe të thotë: jam në proces legalizimi, paguaj ujë, paguaj drita. Është e gjitha mbrapsht! Çfarë është bërë në gjithë procesin e standardizimeve të futjes në binarë të ligjit të legalizimit, të normalizimit, ka qenë gjëja e duhur, por nuk mund të vazhdojë ky avaz, sepse edhe ligji ka vënë një kufi për legalizimet”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…