Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Shprehje konkrete e solidaritetit njerëzor

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryeministrisë vijoi edhe këtë vit, si një akt simbolik dhe solidar për të shpëtuar jetë.


Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryeministrisë vijoi edhe këtë vit, si një akt simbolik dhe solidar për të shpëtuar jetë.

Kryeministri Edi Rama, dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, iu bashkua sërish kësaj nisme së bashku me punonjës të administratës së Kryeministrisë.

Apeli i Kryeministrit shkoi për një angazhim më të gjerë të qytetarëve në këtë akt jetik. Ai theksoi se dhurimi i gjakut është një shprehje konkrete e solidaritetit njerëzor.

“A jeni të informuar ju që kjo është shumë pozitive për organizmin? Kjo të rinon, të rigjeneron, të ndërrohet gjaku, të pastrohet. Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, u shpreh Kryeministri Rama.

Dr. Viola Shano, shefe e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ) tha se ka një rritje të numrit të personave që dhurojnë vullnetarisht gjak, ndërsa dhuruesit më të lartë në numër janë burrat.

Sipas Shanos, përtej aktit të solidaritetit, dhurimi i gjakut të të mbron nga sëmundje të ndryshme, si edhe ndihmon në ruajtjen e depozitave të hekurit, ruajtjen e viskozitetit të gjakut, si edhe marrjen e përgjigjeve të pakete analizash falas.

Dhurimi vullnetar i gjakut, është kthyer tashmë në një traditë për Kryeministrinë.

Këtë vit, motoja e përzgjedhur është “Dhuro gjak, dhuro shpresë: së bashku shpëtojmë jetë”.

Në vitin 2024 janë regjistruar 9 665 dhurime vullnetare dhe 28 557 familjare, ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 4 050 dhurime vullnetare dhe 8074 familjare.

Objektivat e fushatës për 2025 janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve, inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht, nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…