Rama: Kthim i hapësirave publike tek komunitetet në blloqet e banimit

Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike.


Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike.

Pas takimeve në Vlorë një ditë me parë dhe sot në Tiranë me deputetët të qarkut dhe përfaqësues të Partisë Socialiste e pushtetit vendor, kreu i qeverisë përmes një videomesazhi në rrjetet sociale tha se hapësirat publike janë kthyer sot në hapësira ku ka shumë abuzime.

Sipas Ramës, zaptimi i hapësirave publike po pengon seriozisht frymëmarrjen e qetë e të lirë të komunitetit në blloqet e banimit. Rama paralajmëroi se takimet do të zhvillojë takime edhe në Durrës, Fier, Elbasan e më pas edhe në Shkodër.

“Jemi live këtu, edhe e pashë të arsyeshme t’ju drejtohem ju pasi kemi zhvilluar dy takime, do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës, e më pas pastaj në Fier, e ndoshta në Elbasan dhe në Shkodër. Por në Vlorë e nisëm dje dhe sot në Tiranë vazhduan një takim që nuk u bë i plotë ditën e djeshme për shkak të parlamentit dhe të pamundësisë për një pjesë të skuadrës së Tiranës që të ishin prezent, pasi duhet të qëndronin në parlament, lidhur me muajin që kemi përpara dhe me domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur përfundimisht të gjitha shqetësimet e qytetarëve, por në këto qytete, me një fokus të veçantë tek hapësira publike.

Tek hapësira publike, e cila është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzivizëm, ka shumë zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme dhe u ka gjithfarë lloj trarësh, e gjithfarë lloj pengesash të krijuara nga koha që pengojnë seriozisht frymëmarrjen e qetë të lirë të komuniteteve në blloqet e banimit”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se “natyrisht, që deputetët, së bashku me drejtuesit dhe me përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm në bashki do të shikojnë edhe çështje të tjera që ata i kanë tani parasysh nga fushata, por edhe që do dalin nga komunikimi me njerëzit, por do të jenë dy javë intensive dhe pastaj do të rikthehemi për të vendosur në favor të komunitetit, sepse është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë”.

Kreu i qeverisë po ashtu u bëri thirrje “të gjithë atyre që kanë keqkuptuar për fat të keq prej vitesh sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private”.

“Kështu që, duke thënë këto, dua të sqaroj edhe një element tjetër dhe do t’i bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar për fat të keq, prej vitesh, por kjo është një çështje në radhë të parë e pushtetit vendor në këto territore, sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private dhe këtu kam parasysh zhvilluesit, zhvilluesit e pallateve, po themi ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta dhe ata që kanë lokalet në këto pallate, kanë vazhduar të trajtojnë pronën përreth si pronë private, ndërkohë që ajo nuk është pronë private. Ajo nuk mund të jetë pronë private, ajo është po aq pronë private sa ç’është gjithë shkalla e pallatit, apo sa ç’janë ashensorët e pallateve që i përkasin minimalisht të gjithë atij komuniteti banorësh në atë pallat. Dhe askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se sa secili prej atyre banorëve dhe secila prej atyre familjeve që janë në ato pallate”, tha Rama.

Rama bëri thirrje që të hiqen të gjithë trarët që kanë zaptuar hapësirën publike si dhe tendat e lokalit po ashtu. Përndryshe shtoi kreu i qeverisë do të përballen me gjoba dhe me ndjekje penale.

“Kështu që ju bëj thirrje të gjithë atyre që zotërojnë të tilla asete që nga trarët që vendosin për t’u marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën më abuzive dhe më skandaloze, duke pretenduar që është prona e tyre private, nuk ka pronë private në sa kohë ajo është një pronë e cila ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotull dhe nuk ka pronë private sa kohë që ajo është një hapësirë ku nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi. Nuk mundet dot të vendosë një tra në qytet me pretendimin se është prona jote dhe ti të marrësh lekë për të lejuar banorët aty apo cilido qoftë tjetër që qasen në atë territor për një arsye vizite, a çfarëdo qoftë, që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet.

“Kështu që u bëj thirrje të gjithëve që të fillojnë t’i heqin vetë këto trarë dhe këto pengesa. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë hapur me tenda dhe pastaj i kanë vënë edhe ato mushamatë dhe pas i përdorin edhe për t’i rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t’i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t’iu çmontohen, por do të përballen pastaj me gjoba dhe do të përballen edhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike, kështu që në këto dy javë të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, kemi marrë 83 mandate nga ky popull, kemi marrë 19 mandate në Tiranë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kthim i hapësirave publike tek komunitetet në blloqet e banimit

Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Kthim i hapësirave publike tek komunitetet në blloqet e banimit

Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike.