Investimet e huaja direkte 362 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi rëndësinë strategjike të këtij zhvillimi për stabilitetin dhe rritjen ekonomike të vendit.


Në tremujorin e parë të vitit 2025, investimet e huaja direkte (IHD) arritën 362 milionë euro.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për të njëjtën periudhë tremujore, çka tregon për një rritje të ndjeshme të interesit të kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi rëndësinë strategjike të këtij zhvillimi për stabilitetin dhe rritjen ekonomike të vendit.

“Investimet e Huaja Direkte shënojnë rekord të ri në 3-mujorin e parë 2025. Me një fluks prej 362 milionë euro gjatë periudhës janar-mars, ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë”, deklaroi Gonxhja.

Nga të dhënat rezulton se investitorët më të mëdhenj në këtë tremujor kanë qenë nga Turqia me 13,8% të totalit, ndjekur nga Holanda me 13,5%, Italia me 12,7%, Austria me 8,6% dhe Gjermania me 7,7%.

Të dhënat tregojnë se investimet kanë qenë të përqendruara kryesisht në pasuritë e paluajtshme, të cilat kanë përthithur 28,7% të IHD-ve, një tregues i vazhdimit të interesit për sektorin e ndërtimit dhe tregut të pronave.

Pas tyre vijnë financa dhe sigurimet me 20,7%, që reflekton rritjen e besimit në sektorin bankar dhe në shërbimet financiare në përgjithësi.

Industria nxjerrëse ka përthithur 14,1% të investimeve, duke konfirmuar pozicionin e saj tradicional si një nga shtyllat tërheqëse për kapitalin e huaj, ndërsa sektorët e përpunimit dhe tregtisë kanë pasur një peshë të barabartë prej 8,8% secili.

Ky nivel i lartë i investimeve përbën një sinjal të qartë të besimit që investitorët e huaj po tregojnë ndaj klimës ekonomike në Shqipëri.

Rritja e fluksit të kapitalit të huaj jo vetëm që ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përmirësimin e infrastrukturës, por gjithashtu forcon integrimin ekonomik të vendit me tregjet ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…