Rama: Dialog me protagonistë nga të tëra fushat e zhvillimit bujqësor e rural

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga dita e parë e dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të zhvilluar në Cërrik.


Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga dita e parë e dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të zhvilluar në Cërrik.

Rama theksoi se kjo ditë ishte e gjatë dhe e frytshme me protagonistë nga të tëra fushat e zhvillimit bujqësor e rural.

“Mirë është që ne këtë lloj forumi ta mbajmë të ngritur, natyrisht mund ta pasurojmë, mund të vijnë dhe të tjerë. Të rishihemi pas disa muajsh për të parë çfarë është bërë, çfarë s’është bërë”, tha Rama.

Dialogu për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural përmbylli pasditen e djeshme punimet e ditës së parë, i cili u fokusua në dëgjimin aktiv të pjesëmarrësve, dhe evidentimin e temave më të rëndësishme për sektorin, e më pas në zhvillimin e tryezave të diskutimit.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se linja e kredisë 250 milionë euro e Bankës së Shqipërisë është një linjë kredie jokonvencionale që nuk ka interesat e një kredie që jep sot banka.

Rama foli edhe për “Paketën e Maleve”, që sipas kreut të qeverisë, “rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar, nëse ne nuk i bashkojmë forcat për të dhënë informacion, për t’u linjëzuar me subjektet dhe duke u bërë ne aktivë, duke i kërkuar ne, kapacitetet në këtë proces”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri–Itali, bashkëpunim për reformimin e kuadrit ligjor në farmaceutikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), u ndal…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri–Itali, bashkëpunim për reformimin e kuadrit ligjor në farmaceutikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), u ndal…