Rama, takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Shkup

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup në kuadër të konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, kushtuar Planit të Rritjes për rajonin u prit në një takim nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.


Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup në kuadër të konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, kushtuar Planit të Rritjes për rajonin u prit në një takim nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria dhe kryeministri Rama kanë dhënë për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai e cilësoi këtë mbështetje si të sinqertë dhe me rëndësi thelbësore për të ardhmen e përbashkët të rajonit në Bashkimin Europian.

“Të ardhmen europiane nuk mund ta ndërtojmë të ndarë”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se Shqipëria tashmë po ndjek një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit dhe se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë integrale e këtij procesi.

Gjatë takimit u diskutua për disa çështje kyçe, përfshirë kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet në marrëdhëniet ndëretnike në vend, si dhe rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Ahmeti theksoi se bashkëpunimi i sinqertë dhe qëndrimet e përbashkëta politike janë themeli mbi të cilin mund të ndërtohet një rajon i qëndrueshëm dhe i orientuar drejt së ardhmes.

“Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane. Falënderoj kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ahmeti.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…