Java Kulturore Egjiptiane, 8–12 korrik në kryeqytet

Java Kulturore Egjiptiane është konceptuar si një urë e rëndësishme bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy kulturave, duke ofruar një përvojë unike për të gjithë vizitorët.


Nga data 8 deri më 12 korrik, Tirana do të mirëpresë “Javën Kulturore Egjiptiane”, një aktivitet që synon të afrojë më shumë publikun shqiptar me trashëgiminë e pasur të qytetërimit egjiptian.

Gjatë këtyre ditëve, do të organizohen aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe kulinare, përmes të cilave do të prezantohet historia, arti, muzika dhe traditat e një prej qytetërimeve më të lashta në botë.

Java Kulturore Egjiptiane është konceptuar si një urë e rëndësishme bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy kulturave, duke ofruar një përvojë unike për të gjithë vizitorët. Në qendër të këtij organizimi do të jenë prezantime mbi historinë faraonike, ekspozita, koncerte, degustime të kuzhinës tradicionale egjiptiane dhe aktivitete interaktive për publikun.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, një nismë që promovon dialogun mes kulturave nëpërmjet artit dhe trashëgimisë.

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).