Forcim i kapaciteteve të Policisë së Shtetit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Rreth 135 efektivë të Policisë së Shtetit nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet Berat, Vlorë, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë morën pjesë gjatë muajve maj-qershor në një seri seancash informuese, të organizuara nga Qendra Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) në koordinim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.


Rreth 135 efektivë të Policisë së Shtetit nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet Berat, Vlorë, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë morën pjesë gjatë muajve maj-qershor në një seri seancash informuese, të organizuara nga Qendra Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) në koordinim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Veprimtaritë u zhvilluan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023–2025 dhe Planit të saj të Veprimit, duke synuar fuqizimin e kapaciteteve të aktorëve të vijës së parë përballë këtyre fenomeneve. Gjatë takimeve të zhvilluara Koordinatori Kombëtar për Ekstremizmin e Dhunshëm pranë Ministrisë së Brendshme, Lejdi Dervishi, vuri në dukje rëndësinë e rritjes së kapaciteteve në ndërtimin e një kulture parandalimi të qëndrueshme, duke pajisur policinë në terren me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të reaguar me profesionalizëm dhe ndjeshmëri ndaj rrezikut të ekstremizmit.

Në fokus të seancave ishin: Identifikimi i hershëm i shenjave të radikalizmit – efektivët u trajnuan për të dalluar sinjalet paralajmëruese dhe për të ndjekur protokollet e referimit në mënyrë të shpejtë dhe të koordinuar.

Angazhimi me komunitetet – theks i veçantë iu kushtua ndërtimit të besimit me komunitetet vulnerabël, si mënyra më efikase për të parandaluar radikalizmin në fazat e para.

Bashkëpunimi ndërinstitucional përmes mekanizmit rajonal të referimit (MKR), ishte pjesë e trajnimeve, ku u nënvizua rëndësia e referimit të rasteve dhe angazhimit të shërbimeve mbështetëse përmes një qasjeje të unifikuar me përfshirjen e institucioneve në vend.

QKEDH, në bashkëpunim të ngushtë me DPPSH, me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase, është e përkushtuar të vijojë me trajnime të ngjashme edhe në qarqe të tjera të vendit përgjatë vitit 2025, me synimin për të shtrirë një rrjet kombëtar të gatshëm për të identifikuar dhe adresuar në kohë çdo rrezik të mundshëm të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Lexo më shumë nga

Tirana vesh dekorin e dashurisë për Shën Valentin

Tirana u “zgjua” sot me ritmin e dashurisë duke u kthyer në një skenë romantike për gjithë të dashuruarit në…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tirana vesh dekorin e dashurisë për Shën Valentin

Tirana u “zgjua” sot me ritmin e dashurisë duke u kthyer në një skenë romantike për gjithë të dashuruarit në…