Punësimi i të rinjve, mbahet takimi i parë për programin IPA 2024–2027

Programi ka si qëllim kryesor përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë tek grupi NEET, të rinj të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të përfshirë në arsim, punë apo trajnim.


Në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u zhvillua mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit të Monitorimit Sektorial IPA, në kuadër të Programit Operacional “Punësimi i të Rinjve 2024–2027”.

Programi ka si qëllim kryesor përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë tek grupi NEET, të rinj të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të përfshirë në arsim, punë apo trajnim.

Me një buxhet total prej 63.48 milionë euro, nga të cilat 50 milionë financohen nga Bashkimi Evropian dhe 13.48 milionë nga qeveria shqiptare, programi do të mbështesë tri fusha prioritare: rritja e punësimit të të rinjve; përmirësimi i arsimit dhe formimit profesional; forcimi i kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të programit.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e objektivave të programit dhe për adresimin e nevojave të brezit të ri.

“Angazhimi ynë është i plotë për të ndërtuar politika të efektshme, transparente dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për brezin e ri në Shqipëri”, u shpreh Manjani.

Gjatë takimit u riafirmua angazhimi i përbashkët për krijimin e mundësive konkrete për punësim dhe trajnim profesional për të rinjtë shqiptarë, si dhe në forcimin e institucioneve për menaxhimin transparent dhe efikas të fondeve të BE-së.

Në tryezën konsultative morën pjesë përfaqësues nga institucionet bashkëdrejtuese të programit, përfshirë Koordinatorin Kombëtar të IPA-s, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në zbatimin e programit.

Burimi ATSH

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…